Shqiptarët: Barca klubi më i mirë, Ronaldo lojtari më i mirë

PUBLIKUAR

shqiptar-euml-t-barca-klubi-m-euml-i-mir-euml-ronaldo-lojtari-m-euml-i-mir-euml_hd

Kampioni i Shqipërisë, KF Skënderbeu dhe ylli shqiptar i futbollit, Lorik Cana, votohen më së shumti në sondazhin shqiptar “Qudal- QUality meDAL” në Shqipëri.

Në njoftimin e “Qudal- QUality meDAL” thuhet se shqiptarët e konsiderojnë FC Barcelonën si klubin më të mirë ndërkombëtar të futbollit kur është fjala për cilësinë dhe çmojnë se Cristiano Ronaldo është sportisti ndërkombëtar më i mirë.

KF Skënderbeu i Korçës u votua si klubi numër një i Futbollit Shqiptar, me Lorik Canën si sportisti shqiptar me cilësinë më të lartë

Sondazhi inovativ “QUDAL- QUality meDAL” ka ofruar një panoramë të re sesi e perceptojnë përdoruesit shqiptarë të internetit sportin, yjet e sportit dhe klubet sportive – ato të vendit të tyre edhe ato ndërkombëtare. Puna kërkimore u realizua nga Organizata Zvicerane “ICERTIAS”.

Sondazhi “QUDAL – QUality meDAL” mat në mënyrë ekskluzive cilësinë. Në vend të popullaritetit, sondazhi “QUDAL” mat vetëm perceptimet, përvojat dhe kënaqësinë e njerëzve me cilësinë e produkteve ose të shërbimeve – në këtë rast: subjektet, individët, organizatat ose klubet sportive.

Në sondazhin “QUDAL” të sipërpërmendur për Shqipërinë, votat më të shumta për cilësinë më të lartë shkojnë për FC Barcelonën (kategoria: klubet sportive ndërkombëtare), KF Skënderbeu të Korçës (kategoria: klub sportiv shqiptar), futbollistin Cristiano Ronaldo (kategoria: sportist ndërkombëtar) dhe Lorik Canën (kategoria: sportist shqiptar).

Sondazhi u realizua nëpërmjet një pyetësori të realizuar në Internet bazuar në metodologjinë inovative DEEPMA-CAWI (Ndërgjegjësim i Thelluar Mendor – Intervistim në Rrjet me anë të Kompjuterit). /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...