Nga e hëna rritet zgjedhja e ilaçeve për të siguruarit

PUBLIKUAR

Në listën pozitive shtohen edhe 80 emra të rinj të mbrojtur të ilaçeve nga 23 prodhues dhe kompani, që në fakt është rritje e numrit të ilaçeve për 4 për qind, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga e hëna qytetarët do të kenë përzgjedhje më të madhe të ilaçeve, si në barnatore ashtu edhe gjatë hospitalizimit eventual. Respektivisht në listën pozitive shtohen 80 barëra të reja nga 23 prodhues dhe kompani, që në fakt është rritje e ilaçeve për 4 për qind. Pjesa më e madhe e tyre ose 57 barëra do të jenë të qasshme nëpër barnatore – përfshi këtu ilaçet për lukth, diabet, sistemin kardio-vaskular, presion të lartë, për uljen e yndyrave në gjak. Lista spitalore nga ana tjetër pasurohet për 23 barëra të reja.

Nga 11 i këtij  muaji numri i ilaçeve që do të jenë në dispozicion të të siguruarve në ngarkesë të Fondit është 2.010 ose 52 për qind nga të gjithë ilaçet e regjistruara në vend.

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...