Xhavit Hajdari “bëhet burrë”, shkon në burg

PUBLIKUAR

xhavit-hajdari-ldquo-b-euml-het-burr-euml-rdquo-shkon-n-euml-burg_hd

Nga data 11 gusht 2014, Xhavit Hajdari, ndodhet në burgun e Smrekonicës ku po vuan burgun prej 1 viti i dënuar për veprën penale “marrje ryshfeti”.

Xhavit Hajdari, ish-drejtor i Spitalit të Gjilanit dhe pjesë e kryesisë së LDK-së – dega në Gjilan pas shumë ankesave dhe shtyrjeve të njëpasnjëshme më në fund është dorëzuar dhe “është bërë burrë”, pasi ka vendosur që ta vuaj dënimin prej një viti burg efektiv.

Sabit Shkodra, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Gjilan ka konfirmuar për rajonipress se Xhavit Hajdari që nga data 11 gusht 2014 ndodhet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.

Hajdari kishte bërë ankesa në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës, por që të dyja e kishin vërtetuar dënimin e Gjykatës së Gjilanit.

Hajdarit tani i është ndërprerë kontrata e punës edhe nga ana e Spitalit të Gjilanit.

Ndryshe Xhavit Hajdari ishte shpallur fajtor nga Gjykata Komunale e Gjilanit, më 9 dhjetor 2012, për veprën penale – marrje e ryshfetit.

Për çka u akuzua dhe u dënua Xhavit Hajdari

Xhavit Hajdari ishte gjetur fajtor se më 19 korrik 2012 në restorant “Bujana”, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv ka kërkuar përfitim material për vete, respektivisht nga e dëmtuara Sevdije Demolli, pronare e kompanisë “Toni” ku kishte kërkuar shumën prej 2000 eurove në mënyrë që mos t`ia ndërpresë të dëmtuarës kontratën e themeluar për pastrimin e objekteve në spitalin e Gjilanit.

Fillimisht i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme e me qëllim përfitimi të dobisë pasurore kërkon nga e dëmtuara shumën prej 500 eurove në muaj në mënyrë që kompania e të dëmtuarës të mund të vazhdonte ofrimin e shërbimeve për spitalin e Gjilanit, në të cilën kërkesë e dëmtuara nuk pranon nën pretekstin se është e papërballueshme për të dhe më pas i pandehuri zbret shumën e kërkuar në vlerë të 200 eurove në muaj.

Pasi merren vesh i pandehuri dhe e dëmtuara me vajzën e saj takohen tek restoranti “Bujana” ku e dëmtuara nxjerrë shumën prej 2000 eurove, dhe ia dorëzon në dorë të pandehurit i cili i merr paratë dhe i fut në xhepin e majtë të këmishës dhe arrestohet nga policia në flagrancë. /rajonipress/

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...