Serbia i dërgon notë proteste Sllovenisë, rreth deklaratave për pavarësinë e Kosovës

PUBLIKUAR

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë, i ka dërguar një notë proteste ambasadorit slloven, për deklaratën e bërë nga presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor i cili bën thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, shkruan B92.

Ministria e Jashtme, ka njoftuar se pala sllovene është informuar se në të ardhmen duhet të përmbahet nga deklaratat e ngjashme që dëmtojnë marrëdhëniet dhe besimin e ndërsjellë mes Serbisë dhe Sllovenisë, transmeton Telegrafi.

“Ministria e Jashtme e Serbisë, rikujton se kjo nuk është hera e parë që zyrtarët sllovenë po bëjnë thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës, deklaratë kjo që është duke kërcënuar interesat e Serbisë”, thuhet në një deklaratë.

Sipas zyrtarëve serbë, deklaratat e zyrtarëve sllovenë në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, minojnë përpjekjet e Serbisë dhe Bashkimit Evropian në investimin e një dialogu rreth statusit neutral mes Beogradit dhe Prishtinës, që është korniza e vetme legjitime për arritjen e stabilitetit në Kosovë.

SHIKO MË SHUMË

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...