Jahjaga: Kosova, miqësi të përjetshme me ShBA-të

PUBLIKUAR

jahjaga-kosova-miq-euml-si-t-euml-p-euml-rjetshme-me-shba-t-euml_hd

Sot në Prishtinë u bë betimi i Vullnetarëve të Korpusit amerikan të paqes. Në këtë solemnitet mori pjesë edhe kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga.

Ajo duke iu drejtuar të pranishmëve, pasi përmendi siç tha, miqësinë e përjetshme Kosovë – SHBA, theksoi se “duam që Kosovën ta shndërrojmë në një vend të mundësive të mëdha dhe të mundësive të barabarta për të gjithë”.

Pasi e falënderoi ambasadoren amerikane në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson, Jahjahga tha se “më kujtohet në ditët e para të fillit të misionit të saj në Kosovë, kemi biseduar se si mund të sjellim sa më parë që të jetë e mundur Korpusin e Paqes në Kosovë dhe për më pak se një vit, ne realizuam këtë iniciativë kaq të madhe që në shumë shtete kjo iniciativë merr vite të tëra pa u realizuar”, njofton kumtesa nga Presidenca.

Jahjaga pastaj uroi vullnetarë të Korpusit të Paqes duke u thënë se “keni ardhur dhe keni shtuar numrin e ambasadorëve të vullnetit të mirë në Kosovës, me punën, përkushtimin dhe angazhimin e tuaj që do ta bëni me të gjithë qytetarët e Kosovës”.

Jahjaga ishte e bindur se instalimi i Korpusit të Paqes në Kosovë do të kontribuoj në fuqizimin e mëtutjeshëm të miqësisë tonë të përjetshme në mes të popullit të Kosovës dhe popullit amerikan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...