Një stërvitje anti-terrori nga policë të armatosur ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në qytetin e Francës Lion, vetëm disa ditë para se të fillojë Euro 2016 në Francë.
Shumë persona morën pjesë në këtë stërvitje për kinse sulme të mundshme që mund të ndodhin gjatë lojës, pasi paralajmërime të ndryshme janë dhënë se ai vend është target potencial për sulme terroriste nga ISIS, shkruan TheMirror, transmeton lajmi.net.
Stërvitja përfshinte sulme me bombë së bashku me njerëz të armatosur në zonën ku shumë tifozë do të ndjekin lojën në një ekran të madh./lajmi.net





