Krerët botërorë dënojnë sulmin e sotëm në Stamboll

PUBLIKUAR

Kreu i Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland në deklaratën e tij ka thënë se është tmerruar kur ka marrë lajmin për sulmin në Stamboll

Ndërsa, presidenti francez, Francois Hollande, gjithashtu e dënoi sulmin, duke thënë ky akt është i paloterueshëm i dhunës dhe se duhet bërë më shumë se kurrë për ta konfirmuar vendosmërinë e përbashkët për të luftuar kundër terrorizmit.

Në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter, sekretari i Jashtëm britanik, Philip Hammond  ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dënon sulmin në Stamboll, duke e quajtur të pakuptimtë dhe të tmerrshëm.Ambasadori amerikan në Turqi, John Bass gjithashtu është ndjerë i pikëlluar kur ka marrë lajmin për sulmin terrorist, shkruan AA.

“Kjo dhunë e pakuptimtë nuk mund të arsyetohet nga asnjë kauzë. Ne e dënojmë këtë sulm monstruoz, dhe vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Turqinë në luftën kundër terrorizmit”, ka thënë ambasadori amerikan në Turqi. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...