Ndahet nga jeta rreshteri i FSK-së, Ahmet Menxhiqi

PUBLIKUAR

Ministria e Forcës së Sigurisë njoftoi se rreshteri Ahmet (Sheqir) Menxhiqi, pjesëtarë i Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë, në Kazermën “Minatorit” në Mitrovicë ka ndërruar jetë.

“Me keqardhje i njoftojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), bashkëluftëtarët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, më 7 qershor 2016 në Gjermani, ka ndërruar jetë pjesëtari i FSK-së, rreshter Ahmet (Sheqir) Menxhiqi, pjesëtarë i Batalionit të Tretë të Reagimit të Shpejtë, në Kazermën ‘Minatorit’ në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

I ndjeri, rreshter Ahmet Menxhiqi u lind më 19 mars 1977 në Sfaraqak, komuna e Vushtrrisë.

Ai që nga mosha rinore i shërbeu vendit duke u radhitur fillimisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK), në luftën për çlirimin e Kosovës, pastaj pas çlirimit u angazhua me shërbim në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës(TMK).

Rreshter Menxhiqi, pas vetes ka lënë bashkëshorten dhe tre fëmijë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...