Mbijetoi për 6 ditë i vetmuar në pyll, vetëm me ujë – ky është rrëfimi për 7-vjeçarin nga Japonia! (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Yamato Tanooka, djali 7-vjeçar japonez që qëndroi në pyje për gjashtë ditë, ka dalë nga spitali, ku u mbajt për t’i paraprirë çdo problemi të mundshëm, pavarësisht se ishte në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

111

Takayuki Tanooka, 44 vjeç, bashkë me gruan, e lanë Yamaton anës rrugës në ishullin verior Hokkaido, më 28 maj, si ndëshkim që gjuante me gurë njerëzit dhe makinat.

222

Kur ata u kthyen për ta marrë, djali kishte ikur. Menjëherë nisi kërkimi, deri sa u gjet në një bazë ushtarake të premten e kaluar.

333

I ati tha në një intervistë se Yamato e kishte falur, përcjell Javanews.

444

“I thashë “babi të bëri të kalosh një kohë shumë të vështirë. Më vjen shumë keq”. Atëherë im bir u përgjigj “je baba i mirë, të kam falur””.

555

Djali u gjet në një barakë ushtarake rreth 5.5 kilometra larg vendit ku e lanë prindërit, në një zonë me pyje të dendur dhe me arinj.

666

Ai tha se e kishte humbur drejtimin për shkak të të qarave dhe kishte ecur për rreth pesë orë para se të mbërrinte në barakën ku u gjet, sipas gazetës Mainichi.

Atje fjeti midis dy dyshekëve dhe nuk takoi asnjeri.

777

Djali tregoi se kishte pirë ujë nga një çezmë në zonën ushtarake, por nuk kishte ngrënë asgjë për gjashtë ditë.

Kur u gjet, Yamato ishte paksa i dehidratuar, i paushqyer dhe kishte të gërvishtura në krahë e këmbë, por përveç këtyre nuk pati asnjë problem tjetër.

Policia ka bërë të ditur se nuk do të ngrejë akuza ndaj prindërve. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...