Bojkoti, gabim i “Vetëvendosjes”

PUBLIKUAR

Lëvizja “Vetëvendosje” nuk e kishte menduar mirë vendimin për ta bojkotuar punën e Kuvendit, prandaj pas tre muajve po rikthehet në këtë institucion.

Kështu e vlerësojnë analistët politikë vendimin e partisë më të madhe opozitare për t’u rikthyer në Kuvend.

“Vendimi i LVV-së për ta bojkotuar Kuvendin ka qenë i papjekur politikisht dhe se kthimi i tyre e dëshmon një papjekuri të tillë. Megjithatë, kthimi i tyre në Kuvend është për t’u përshëndetur sepse ata janë përfaqësues të votuesve të tyre”, thotë për gazetën “Zëri” analisti Driton Selmanaj.

Edhe analisti politik, Blerim Burjani, thotë se veprimi i LVV-së për t’u kthyer në Kuvend është i drejtë, mirëpo, sipas tij, ky subjekt opozitar duhet ta zgjedhë rrugën e debatit parlamentar e jo t’i bllokojë përsëri seancat e Kuvendit nëpërmjet gazit lotsjellës.

Në anën tjetër, përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje” thonë se për shtatë muaj kanë arritur ta parandalojnë ratifikimin në Kuvend të marrëveshjeve për Asociacionin dhe Demarkacionin.

Madje ata kanë paralajmëruar se përsëri do të përdorin metoda të ndryshme që të pengojnë ratifikimin e këtyre dy marrëveshje, të cilat, siç thonë ata, janë të dëmshme për Kosovën. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...