Gjermania dhe Franca “shuplakë” për vizat

PUBLIKUAR

Rritja e kundërshtimit tek disa shtete të fuqishme evropiane kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, ka bërë që të vihet në diskutim lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës para fundit të këtij viti, pavarësisht se ishte thënë që një gjë e tillë do të ndodhë në gjysmë të verës

Gjermania dhe Franca po kundërshtojnë liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën, Ukrainën edhe Gjeorgjinë, për shkak të rrezikut nga rritja e fluksit të azilkërkuesve, shkruan ‘Zëri’.

Kjo e zbeh entuziazmin e javëve të kaluara kur edhe u dha rekomandimi pozitiv duke hedhur poshtë mundësinë që e pati premtuar Qeveria e Kosovës, për lëvizjen e lirë gjatë verës.

Gazeta gjermane “Die Welt”, duke iu referuar qarqeve të afërta me qeverinë gjermane, ka shkruar se frika e abuzimeve të reja masive të kërkesave për azil në kuadër të liberalizimit të vizave është e madhe.

Sipas kësaj gazete, ministri i Brendshëm, Thomas de Maiziere, ka thënë se kjo është arsyeja pse Gjermania dhe Franca kanë shtyrë futjen e një klauzole të veçantë, e cila parashikon se shtetet anëtare të BE-së mund të ngadalësojnë liberalizimin e vizave.

SHIKO MË SHUMË

Përparim Gruda pas takimit me Kadri Veselin në Hagë: Burgu nuk mund t’ia burgosë shpirtin

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për takimin e tij me...

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...