Ahmeti kërkon heqjen e plotë të faljes

PUBLIKUAR

Sot në Ambasadën Amerikane në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka realizuar një takim të përbashkët me ambasadorin e SHBA, Jess Baily, si dhe ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ahmeti dhe ambasadorët amerikan dhe evropian kanë biseduar për situatën aktuale në vend, krizën politike dhe mënyrat për tejkalimin e gjendjes.

“Kryetari Ahmeti foli për qëndrimet e Bashkimit Demokratik për Integrim dhe kërkoi që z. Ivanov ta tërheq tërësisht vendimin për falje pa asnjë vonesë”, shkruan në njoftimin partiak.

Ahmeti gjithashtu e ka theksuar nevojën urgjente që Komisioni Shtetëror Zgjedhor ta bën punën e vet me përpikëri, në përputhje me ligjet dhe pa obstruksione të ndërsjella.

“Duke folur për reformat, lideri i BDI-së ri përsëriti që Marrëveshja e Shkupit është në funksion, ndërsa obligimet ligjore që rrjedhin nga kjo marrëveshje duhet të miratohen me konsensus të gjerë”, njoftojnë nga BDI./

SHIKO MË SHUMË

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e...

Lladrovci: Jeta dhe siguria e maturantëve është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër në botë

Me rastin e planifikimit të ekskursionit në Shqipëri, për shkak të situatës, kryetari i...

Ali Ahmeti reagon për ngjarjet në Shqipëri: Asnjë forme dhune, nga cilado palë, s’mund të jetë përgjigje ndaj krizës

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur shqetësim për zhvillimet...