Ambasadori Donald Lu takon Lulzim Bashën

PUBLIKUAR

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, në ditën e takimit që ky i fundit do të ketë me kryeministrin Edi Rama.

Edhe pse Lulzim Basha deklaron se do të përpiqet të gjejë gjuhën e përbashkët me kundërshtarin për Reformën në Drejtësi, me kushtet për Reformën Zgjedhore, kur kanë mbetur pak orë nga takimi i sotëm, stafet e të dyja palëve duken larg rakordimit të agjendës.

Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur për Top Channel se janë ende në pritje të koordinimit me kabinetin e kryetarit Basha sa i përket detajeve të fundit përpara takimit. Këto detaje, shtojnë të njëjtat burime, përfshijnë edhe formatin e takimit, numrin e personave që do të shoqërojnë Ramën dhe Bashën dhe nivelin e përfaqësimit të tyre.

Për reformën në drejtësi, kulmi i pëpjekjeve nga partnerët ndërkombëtarë deri tani është arritur me ndihmëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, e cila ka patur dy telefonata të njëpasnjëshme me Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...