Opozita siriane realizon ofensivë të suksesshme kundër IS-it

PUBLIKUAR

Forcat opozitare siriane të përkrahura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të kanë krijuar avantazh në territori duke iu afruar një qyteti që kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik, Manbij, në pjesën veriore të Sirisë.

Observatoriumi për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër ka thënë mbrëmë se një sulm i Forcave Demokratike Siriane i ka dërguar sulmuesit opozitar deri në 5 kilometra brenda Manbijit, një zonë që konsiderohet e rëndësishme për furnizimet e militantëve islamik.

Sulmet ajrore të udhëhequra nga Shtetit Islamik i kanë ndihmuar këto forcat që janë një aleancë në mes të kurdëve dhe arabëve që të shënojnë sukses të madh kundrejt pozicioneve të IS-it, gjatë javës së kaluar, transmeton Evropa e Lirë.

Kjo ofensivë po ndodhë kur edhe forcat qeveritare siriane të përkrahura nga Rusia kanë shënuar sukses kundër militantëve në Krahinën e Rakas, që konsiderohet bastion i grupit militant.

SHIKO MË SHUMË

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...