Legalizimi, larg përfundimit

PUBLIKUAR

Legalizimi i ndërtimeve pa leje në territorin e Kosovës do të zgjasë edhe disa vite. Në vitin e kaluar Regjistri Shtetëror i Ndërtimeve pa Leje nxori rreth 350 mijë ndërtime.

Në aftin e paraparë deri më datën 16 mars 2016, aplikuan për legalizim vetëm 2500 palë. Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor këtij dështimi do t’i përgjigjet duke e ndryshuar dhe duke e plotësuar Ligjin për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje, si dhe ndryshimin e disa udhëzimeve administrative që janë hartuar për këtë çështje.
Fillimisht, MMPH-ja e ka hartuar një dokument të quajtur “Koncept-dokumenti për çështjen e trajtimit të ndërtimeve pa leje”, i cili adreson në përgjithësi pengesat e ligjit paraprak.

Gazeta e posedon këtë koncept-dokument, i cili është miratuar nga Qeveria e Kosovës. Ndërkaq, palët e pakta që kanë aplikuar për legalizim i janë nënshtruar procesit të legalizimit sipas ligjit aktual. Objektivi i parë i këtij koncept-dokumenti është hapja e procesit të trajtimeve pa leje dhe zgjatja e afatit për regjistrimin e ndërtimeve shtesë në Regjistrin e Ndërtimeve pa Leje, në mënyrë që këto ndërtime të mundë t’i nënshtrohen procesit të legalizimit. Sipas komenteve të Ministrisë, kjo është bërë e nevojshme për shkak të numrit të madh të ndërtimeve që janë identifikuar gjatë zbatimit të ligjit aktual në fuqi. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...