Mustafa thotë se së shpejti do ta vizitojë pjesën veriore të Kosovës (Video)

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa të dielën e ka vizituar qytetin e Ferizajt, por dita kur do të shkojë edhe në qytetet veriore të Kosovës, nuk do të jetë e largët.

Të paktën kështu tha kryeministri Mustafa, edhe pse nuk dha ndonjë datë të saktë se kur do të ndodhë kjo, njofton Klan Kosova.

Bile, ashtu si në Ferizaj ku ai përuroi dy projekte në komunën Ferizajt, atë të rrugës në fshatin Dardani dhe atë të shtratit të lumit Nerodime, Mustafa tha se do të shkojë edhe në veri të vendit për përurimin e disa projekteve të përkrahura nga qeveria e tij.

Me këtë rast, kreu i ekzekutivit foli edhe për riformatim të kabinetit të tij, ku paralajmëroi mundësi të ndërrimit të ministrave, pos atyre që u bënë javën e kaluar.

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...