Kjo video i jep shpresë njerëzimit (Video)

PUBLIKUAR

Humanizmi në njerëz merr vetëm katër minuta kohë për të pushtuar të gjitha dallimet racore, sociale, etnike dhe ekonomike që mund të ndajnë.

Kjo video u krijua nga Amnesty International – fushatë kjo e cila hedh poshtë barrierat në mes evropianëve dhe refugjatëve. Koncepti i saj është i bazuar në teorinë e psikologut Arthur Aron, se katër minuta të vazhdueshme me sy mund të krijojë një ndjenjë të intimitetit dhe lidhjes në mes të panjohurve.

Refugjatë nga Siria dhe Somalia, të cilët kanë jetuar në Evropë për më pak se një vit, u ulën përballë evropianëve nga Belgjika, Italia, Gjermania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, transmeton Klan Kosova.

Rezultati ishte ngushëllues, teksa reagimet spontane të pjesëmarrësve kanë treguar se ata ndjenin dashuri dhe mirësi për personin tjetër.

Evropianët ishin të ndjeshëm për gjendjen e refugjatëve dhe përvojat e vështira të cilat janë përballur.

Kjo video i jep shpresë njerëzimit dhe provon se ekziston përçarja mes vendeve dhe qeverive, por jo edhe në mes të njerëzve.

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...