Milosh Zeman të enjten për vizitë në Maqedoni

PUBLIKUAR

Presidenti çek Millosh Zeman të enjten do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë dhe do të pritet nga kolegu i tij Gjorgje Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas paralajmërimeve, njëra nga temat për të cilat do të bisedojnë dy presidentët do të jetë kriza e emigrantëve. Maqedonia siç është e ditur është pjesë e shtegut Ballkanik të emigrantëve nga Afrika dhe Azia në rrugëtimin e tyre drejt Bashkimit Evropian. Çekia në vrullin e krizës dërgoi disa dhjetëra policë si ndihmë për Maqedoninë në kufirin me Greqinë.

“Pas takimit të përbashkët, Zeman duhet të pranojë dekoratën shtetërore të Maqedonisë”, ka deklaruar shefi i diplomacisë çeke Jirzhi Ovçaçek, bën të ditur ÇTK-ja çeke.

Millosh Zeman, gjatë vizitës në Maqedoni do të merr pjesë edhe në biznes seminarin Maqedoni-Çeki, dhe do ta vizitojë manastirin Shën Naumi në Ohër.

SHIKO MË SHUMË

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...