Ish-ylli i Chelseat beson te suksesi i Unitedit me Mourinhon

PUBLIKUAR

Ish-mbrojtësi i Chelseat, Ricardo Carvalho, beson te suksesi i Manchester Unitedit në krye me Jose Mourinhon.

Në një intervistë për Four Four Two, portugezi është i bindur se Jose do t’i sjellë Djajve të Kuq trofe gjatë kohës sa është ai në Old Trafford.“Jam i bindur te suksesi i Jose Mourinhos te Manchester Unitedi. Nuk kam dyshime se ai mund t’ia risjellë trofetë Unitedit dhe se do t’i bëjë prapë kampionë”.

“Nuk e di nëse kjo do të ndodh në vitin e parë, të dytin a po të tretin, por Mourinho do t’i sjellë Unitedit tituj. Parashikimi im është në vitin e dytë”, ka thënë Carvalho.

Portugezi ka qenë pjesë e Chelseat për gjashtë sezone dhe ka fituar disa tituj me Blutë. /Telegrafi/

Carvalho and Mou

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...