Veç tri thirrje për trafikim me njerëz (Video)

PUBLIKUAR

Linja telefonike, falas për qyetar, e lansuar në vitin 2011 për raportim të trafikimit me njerëz dhe të dhunës në familje duket se ende nuk po shfrytëzohet për raste të trafikimit me njerëz.

Sipas të dhënave zyrtare gjatë vitit 2015, vetëm tri thirrje janë bërë në numrin “0800 11 112”.

Sipas njohësit të rrethanave të sigurisë në vend, Burim Ramadani, kjo linjë nuk përdoret nga qytetarët si pasojë e mosbesimit ndaj këtij sistemi, por edhe për shkak të problematikës që ka trafikimi me qenie njerëzore.

Ramadani vlerëson se numri i këtyre rasteve është i lartë, dhe sidomos kohëve të fundit më përdorimin e shantazhit ndaj të rejave dhe fëmijëve.

Sipas zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, njëheri edhe Koordinator Nacional Kundër Trafikimit, gjatë vitit të kaluar në linjën telefonike, të lansuar në bashkëpunim me OSBE-në, janë bërë 751 thirrje.

Se këto statistika janë konfuze dhe të çuditshme e thotë edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Nuredin Ibishi, njëherit edhe anëtar i Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme.

SHIKO MË SHUMË

Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova

Meteorologu Mendim Rugova ka paralajmëruar se pas temperaturave të larta të gushtit, shtatori mund...

I riu nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, që humbi jetën në KEK, varroset sot

32-vjeçari nga Mitrovica, Arbenit Ahmeti, humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti të...

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete emblemën e UÇK-së, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka rrëfyer një prej momenteve më të tensionuara gjatë...