e hap një dhuratë, mjaft të veçantë për të.
Emma Bennett, ka lindur me një defekt të rrallë që i ka shkaktuar asaj edhe prerjen e këmbës kur ishte vetëm 9 muajsh.
Vajza 10 vjeçare nga Houston Cypress, ishte pajisur me një gjymtyrë protezë kur ajo ishte vetëm një foshnje.
Megjithatë, familja e saj shprehen se vajza e tyre ka mbajtur një qëndrim mjaft pozitiv duke mos qenë asnjëherë e ndarë nga shoqëria e saj, përcjell lajmi.net.
Por, ajo gjithmonë ka pasur një kërkesë të veçantë, që këtë javë ju realizua. Ajo donte të ketë një kukull që duket sikur ajo.
Në momentin që ajo e hapë dhuratën emocionet shumë dhe shpërthen lot, duke i falënderuar prindërit për dhuratën e tyre.
“Ajo ka këmbën si unë”, shprehet Emma, duke e përqafuar kukullën dhe duke qarë.


