Ku mbeti Gani Geci?!

PUBLIKUAR

1234

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur është vrarë Ruzhdi Shaqiri, por edhe për kundër kësaj i dyshuari për vrasjen e tij, Gani Geci vazhdon të mbetet në arrati.

Për fatin e Gecit ende nuk dinë asgjë as Policia e Kosovës e as familjarët e tij. Në Polici thonë se janë duke e kërkuar të dyshuarin Geci, derisa në familje tregojnë se ai është jashtë Kosovës por mohojnë të dinë ndonjë informatë tjetër.

Vëllai i Ganiut, Fadil Geci, i ka thënë Gazetës Express se nuk kanë ndonjë informatë se ku mund të gjendet vëllai i tij. Por, thekson se është vendim i familjes që Ganiu të mos dorëzohet përderisa burgjet të jenë në dorën e Sabit Gecit, i dënuar për krime lufte.

“Nuk mund të ketë siguri për Ganiun, përderisa burgjet janë në dorën e një krimineli si Sabit Geci, që është kriminel dhe i dënuar për krime lufte”, ka thënë Fadil Geci.

Ai po ashtu mohon të kenë pasur ndonjë kontakt me Ganiun që nga dita e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit.

E njohuri konkrete për ndodhjen e Gani Gecit nuk kanë as në Policinë e Kosovës.

Zyrtari për informim ne regjionin e Mitrovicës, Avni Zahiti i ka thënë se kërkimet për gjetjen e Gani Gecit po vazhdojnë.

Por, sipas tij deri tani nuk ka asgjë konkrete rreth vendndodhjes së tij.

“I dyshuari për vrasje Gani Geci ende mbetet në kërkim”, ka thënë për Express Zahiti.

Ndryshe, Gani Geci kishte pranuar se ka vrarë në afekt Ruzhdi Shaqirin ish-ushtarë i UÇK-së dhe nip i Sabit Gecit. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...