Edhe numri i sotëm i La Repubblica ndalet në interesimin tashmë të njohur të Interit, Alessio Cercit. Zikaltrit, sipas gazetës, e kanë prezantuar tashmë një ofertë tek Torino mbi bazën e 10-12 milionë euro, ofertë që Torinezët e kanë refuzuar. Gjithsesi Inter nuk heq dorë dhe është gati të përfshijë në marrëveshje dhe Ruben Botta, sulmues i mirëpritur nga tekniku Giampiero Ventura. Milan ka provuar të përfshijë në marrëveshje Cristian Zapata, por dhe në këtë rast Torino ka refuzuar.
Por as Atletico Madrid, i cili është ndalur në 14 milionë euro, nuk duket afër lojtarit. Sa më shumë kalon koha, aq më shumë komplikohet një nisje e mundshme e sulmuesit të krahut, duke parë që në fund të merkatos Torinezët do ta kishin të vështirë të gjenin një zëvendësues të duhur. Inter gjithsesi duhet të shesë shpejt Fredy Guarin (për të janë të interesuar Zenit dhe Manchester United). /LipjaniNews/



