Klubi i Futsallit, Feniks është shpallur kampion i Kosovës në Futsall.
Skuadra nga Drenasi e ka fituar ndeshjen vendimtare të zhvilluar të martën mbrëma në Gjakovë në Palestrën “Shani Nushi”, e cila ishte e stërmbushur me shikues.
Të dyja skuadrat e kishin fituar nga një ndeshje në finalen e madhe të “Play-Offit”, prandaj kampioni do të përcaktohej në duelin e tretë në Gjakovë. Dhe, mysafirët u treguan më të suksesshëm, duke fituar 5:4, shkruan Zëri.


