Kosovarët e investojnë kapitalin në rajon

PUBLIKUAR

kosovar-euml-t-e-investojn-euml-kapitalin-n-euml-rajon_2_hd

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shumica e investimeve kosovare, si në Gjermani, Shqipëri, Maqedoni, Zvicër, Holandë, janë në patundshmëri, por edhe në turizëm e ndërtim. Biznesmenët kosovarë thonë se vendet fqinje kanë politika më të favorshme fiskale se Kosova.

Shumë biznese kosovare po i investojnë paratë në vende të rajonit dhe më gjerë, disa për qëllime më të mëdha përfitimi e disa për shkak se kushtet e të bërit biznes në Kosovë nuk janë të mira, prandaj e kanë zgjedhur rajonin.

Zyrtari për informim i BQK-së, Besnik Kada, tha se investimet e rezidentëve kosovarë jashtë vendit në vitin 2013 kanë qenë rreth 17.9 milionë euro, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2014 këto investime ishin në vlerën e 5.2 milionë euro. Ai shtoi se statistikat për tremujorin e dytë ende nuk janë të gatshme. Sipas Kadës, shumica prej këtyre investimeve janë në formë të patundshmërisë, në vendet si: Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Zvicra, Holanda, etj.

Por, zyrtarët e Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, në MTI, nuk kanë të dhëna për investimet që po i bëjnë bizneset vendore jashtë Kosovës. Në përgjigjen elektronike që ka dërguar kjo zyrë thuhet se kjo agjenci nuk ka të dhëna për investimet e bizneseve kosovare jashtë vendit. /KosovaSot/Telegrafi/ 

SHIKO MË SHUMË

Ky është çmimi i naftës për ditën e sotme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimin e naftës për ditën e...

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...