Lakmia për pushtet po e dëmton Kosovën

PUBLIKUAR

lakmia-p-euml-r-pushtet-po-e-d-euml-mton-kosov-euml-n_hd

Analistët politikë kanë vlerësuar se po sikur partitë kryesore politike të kishin vetëdije më të lartë politike dhe shtetformuese nuk do të lejonin që Kosova të dëmtohej për mungesë të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 8 qershorit për shkak të lakmisë për pushtet.

Analisti politik dhe sociologu Dukagjin Gorani ka deklaruar se Kosovës i është shkaktuar një dëm i konsiderueshëm për shkak të ngërçit politik, i cili është krijuar pas zgjedhjeve të 8 qershorit.

Në këtë kontekst, Gorani ka thënë se nuk është larg dita kur dikush nga partitë politike do të dalë i koritur nga ky proces.

Ndërkaq analisti tjetër politik, Artan Muhaxhiri, ka vlerësuar se partitë politike janë treguar të papërgjegjshme në raport me formimin e institucioneve dhe interesin e qytetarëve.

Kjo situatë, sipas tij, mund të ketë pasoja në fushën e arsimit, të shëndetësisë dhe në integrimet evropiane. /epoka e re/.

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...