Rozana Radi ka zbuluar se ka pasur një romancë të keqe me një prej kolegëve të estradës.
Bëhet fjalë për Bojken Lakon, me të cilin ka qenë në lidhje për një kohë.
Ndërkohë, këngëtarja shqiptare ka qenë në lidhje edhe me reperin mitrovicas, Kreshnik Fazliun, i njohur më mirë si Mc Kresha, me të cilin është ndarë pas 7-8 muaj romancë, transmeton Telegrafi.
“Kam nevojë për dikë që ka nevojë për mua”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagarm, Rozana duke na bërë të ditur se nga dy lidhjet publike është ndarë tejet e zhgënjyer.
Ndërkohë, këngëtarja është duke marrë pjesë në spektaklin shqiptar të njohur si Your Face Sound Familiar. /Telegrafi/


