Haxhiu reagon ndaj pushimit të hetimeve ndaj Zemajt i cili “i cili për të mbrojtur Mustafën, gjuajti me gotë qelqi”

PUBLIKUAR

Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka bërë me dije se Prokuroria e Shtetit ka pushuar hetimet ndaj deputetit të LDK-së, Armend Zemaj, për padinë e ngritur nga vetë kjo deputete për hedhje me gotë qelqi gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, përmes një statusi në Facebook, ka drejtuar akuza të rënda ndaj sistemit të drejtësisë së Kosovës, sistem të cilin ajo e quan “sistem të padrejtësisë”.

“Sot, me anë të një shkrese nga prokuroria, u njoftova se kjo e fundit paska pushuar hetimet ndaj të pandehurit Armend Zemaj.

Ky sistem i padrejtësisë i cili po ngritë ekspres aktakuza për deputetët opozitarë për veprimet politike në Kuvend nuk e pati guximin të ngrisë aktakuzë kundrejt A.Z, i cili për të mbrojtur Mustafen, gjuajti me gotë qelqi në drejtim të deputetëve të VETËVENDOSJE!-s.

Neve na mbetet ta luftojmë këtë sistem të kapur i cili është vënë në mbrojtje të regjimit autoritar dhe njerëzve që punojnë për të, e gjithashtu të mbrojmë me çdo kusht sovranitetin dhe integritetin territorial” (sic.), ka shkruar Haxhiu.

prokuroz

SHIKO MË SHUMË

Raportimet për arrestime të kryetarëve të komunave e zyrtarëve publikë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit del me reagim

Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime...

Gjashtë shtetas nga Bangladeshi dyshohet se u sollën ilegalisht në Kosovë

Një rast i dyshuar i kontrabandimit me migrantë është evidentuar në fshatin Dobresh të...

Dolën bashkë dhe nuk u kthyen, zhduken dy shoqe në Livoç të Gjilanit

Dy vajza të mitura, shoqe mes vete, janë raportuar të zhdukura në fshatin Livoç...