“Dueli” i presidentit të Realit me tifozin e Barcës (Video)

PUBLIKUAR

Florentino Perez është përfshirë në një debat me një tifoz të Barcelonës, pasi Real Madridi e fitoi trofeun e 11-të të Ligës së Kampionëve.

Los Blancos fituan ndaj Atletico Madridit pas ekzekutimit të penaltive, në finalen e zhvilluar në San Siro të Milanos.

Një tifoz i katalunasve ishte ulur pranë Perezit në momentet festive dhe nuk mund të qëndronte pa thënë se Barca është klubi më i mirë në botë.

“Florentino, duhet ta pranosh se Barca është më e mira”, deklaroi tifozi.

Perez fillimisht bëri me shenjë duke hedhur poshtë pohimin e tij dhe më pas theksoi: “(Ju) i keni pesë. Ne i kemi 11-të”.

Tifozi vazhdoi duke thënë se trofetë e Realit vijën nga një “epokë jo e mirë”, derisa Perez nuk e vazhdoi më tutje debatin duke pohuar edhe njëherë: “Tash për tash ne i kemi 11-të”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...