Turner: Anëtarësimi i Kosovës dhe Serbisë në NATO stabilizon rajonin

PUBLIKUAR

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Michael Turner, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp – me kreun e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s – vuri theksin tek rritja e rrezikut rus në lindje të Evropës.

Ai tha se NATO duhet të denoncojë kërcënimet bërthamore të Rusisë.

“SHBA kanë propozuar një kërkesë për katërfishimin e fondeve për praninë e NATO-s në Evropë. Kongresi ka ndërmarrë edhe masa për këtë gjë. Edhe pse SHBA po bën më shumë, edhe partnerët tanë evropianë duhet të bëjnë më shumë. Ne duhet t’i japim siguri partnerëve tanë, sepse nuk duhet të harrojmë që ekonomia e Rusisë është më e vogël se ajo e Italisë, por kemi të bëjmë me stabilitetin e Evropës“, u shpreh Turner, duke theksuar se Rusia e sheh NATO-n si rivale.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria ka bërë një punë të lavdërueshme për zgjerimin në NATO.

“Anëtarësimi i vendeve si Serbia e Kosova, do të jetë faktor stabiliteti për rajonin e Ballkanit”, tha Turner.

Duke u ndalur te sfidat e sigurisë globale, Turner theksoi se ISIS është kërcënim për mbarë botën. Sipas tij, ISIS mbetet kërcënim edhe për Libinë dhe kjo çështje do të jetë në fokus të NATO-s. /Shqiptarja

SHIKO MË SHUMË

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...

Një grua gjendet e vdekur në oborrin e një shtëpie

Një grua është gjetur pa shenja jete në oborrin e një shtëpie në Korminjan...

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta...