Repubblica: Aeroplanë me armë dhe drogë nga Shqipëria dhe Kosova, çdo ditë aterrojnë në Itali

PUBLIKUAR

Gazeta e njohur italiane “Repubblica” ka bërë një shkrim ditën e sotme ku thuhet se aeroplanë të vegjël zbresin çdo ditë në Itali duke transportuar drogë dhe armë. Sipas gazetës, është konfirmuar edhe nga hetimet se këta aeroplanë vijnë nga Shqipëria dhe Kosova.

“Aeroplanë të vegjël që arrijnë shpejtësi mbi 100 kilometra në orë vijnë çdo ditë nga Shqipëria dhe Kosova”, shkruan “La Repubblica”, transmeton “Tema”.

Sipas gazetës, trafikantët kanë braktisur metodën e vjetër, atë të transportit me anë të anijeve duke iu drejtuar një rruge më të shpejtë dhe të sigurt.

Gazeta thotë se për shkak të fluksit të emigrantëve dhe kontrolleve të shpeshta detare, trafikantët kanë ndërruar strategji duke bërë transportin nga ajri.

Gazeta përmend edhe disa emra që janë arrestuar në Bari pasi transportonin drogë nga Shqipëria.

“Që Pulja është nyja e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe armëve kjo gjë dihej, por tashmë është bërë edhe baza e zbarkimit të avionëve të vegjël”, shkruan gazeta.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Një arsenal i konsiderueshëm armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake është sekuestruar nga Policia e...

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se...

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...