Ristoska: Nuk ka arsyetim për qasje të pjesërishme të sundimit të ligjit

PUBLIKUAR

Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve META, prokurorja speciale, Lenpe Ristoska, ka deklaruar se Prokuroria Speciale Publike (PSP) nuk do të del me ndonjë koment rreth tërheqjes së pjesërishme të vendimit për falje të kryetarit Gjorge Ivanov, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ristoska thotë se ende nuk dihet se për cilët persona bëhet fjalë, duke shtuar se nuk ka arsyetim për qasje të pjesërishme kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit dhe zbatimin e drejtësisë.

Jozyrtarisht PSP-ja thotë se vendimi duhet të jetë për të gjithë, e jo të jetë i pjesërishëm, ndërkaq bëjnë të ditur se ende presin përgjigje nga kabineti i kryetarit Ivanov, se nga ku i morën informacionet për personat që janë nën hetime.

SHIKO MË SHUMË

Zbulohet lokacioni ku u gjet arsenali i armëve në Zubin-Potok

Një arsenal i konsiderueshëm armësh, municionesh dhe pajisjesh ushtarake është sekuestruar nga Policia e...

Gërmimet në Zubin Potok ku u gjetën mbetje kockore pritet të kryhen brenda javës – pastaj analizat e ADN

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka deklaruar për RTK-në se...

Në Vërmicë gjenden mbi 29 mijë euro, rasti hetohet për shpëlarje parash

Policia ka nisur hetimet për një rast të dyshuar të shpëlarjes së parave, pasi...