Manchester United ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për yllin e Romës, Mehdi Benatia.
Klubi italian dëshiron jo më pak se 37 milionë euro për lojtarin, por është Chelsea që po i devalvon shifrat me kërkesën e saj për këtë lojtar.
Daily Express shkruan se United ka intensifikuar përpjekjet për yllin e Romës, pas disfatës në javën e parë në Ligën Premier e cila nuk u prit mirë në qarqet e United.



