SHBA: Auditi e fajëson Clintonin për shfrytëzim të emailit privat

PUBLIKUAR

Një audit i Departamentit amerikan të shtetit e ka fajësuar Hillary Clintonin për shfrytëzim të emailit privat, derisa ishte sekretare amerikane e shtetit, duke thënë se kjo praktikë paraqet rrezik të sigurisë dhe nuk është në harmoni me rregullat e shërbimit.

Zyra e inspektorit të përgjithshëm të Departamentit amerikan të shtetit në një raport që ka rrjedhur mbrëmë, ka gjetur se Clinton nuk ka kërkuar leje për aranzhimin e pazakonshëm të emailit, që me gjasë do të refuzohej nëse ajo do të kishte kërkuar një gjë të tillë.

Mëtutje, theksohet se Clinton nuk ishte e vetmuar në përdorimin ekskluziv të emailit të saj privat, pasi edhe ish-sekretari amerikan i shtetit, Colin Powell, e ka bërë të njëjtën gjë. Megjithatë, theksohet se protokollet e sigurisë ishin më të avancuar gjatë shërbimit të Clintonit.

Aktualisht, Hillary Clinton është favorite për ta fituar nominim e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Gjatë një fushate në Kaliforni, ajo nuk e ka përmendur këtë kundërthënie dhe i ka injoruar pyetjet e gazetarëve, transmeton Evropa e Lirë.

Favoriti republikan për nominim presidencial, Donald Trump, ka vlerësuar se ajo “ishte e pandershme”.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...