Këto janë gratë e ISIS-it: “Mrs terror” me mesazh të ri kërcënues në rrjetet sociale (Video/Foto)

PUBLIKUAR

Një nga gratë më të njohur të ISIS është britanikja e cila ka kaluar në xhihad. Së fundi ajo ka lëshuar një mesazh kërcënues dhe trishtues ndaj civilëve në Mbretërinë e Bashkuar, duke paralajmëruar për disa sulme terroriste në Londër.

“Për të qenë i sinqertë nuk do të shkojë në qendër të Londrës deri në qershor … apo edhe korrik dhe të jem e sinqertë nuk do ua preferoja të shkonit atje, është shprehur e ashtuquajtura “Zonja e terrorit” në mediat sociale, transmeton Indeksonline.

ISIS 1

Ajo tani është e fshehur në qytetin e Mosulit në Irak i cili është në mbikëqyrje të ISIS-it.

“Mrs Terror”,  gjithashtu ka postuar një fotografi të re ku shihet e veshur në të zeza e cila paraqitet pranë detit, gjoja është në Irak.

ISIS 2

Ajo ishte gruaja e burrit ekstremist Junaid Hussain, i cili ishte një haker i kompjuterëve nga Birminghami, i cili  u spastrua nga një sulm amerikan i telekomanduar në Raqqa të vitit të kaluar.

Ajo ishte poashtu një nga gratë e ISIS e cila tha se gjatë muajit të Ramazanit do të ketë sulme mbi civilët në Britaninë e Madhe.

ISIS 3

Kujtojmë se FBI është në kërkim të kësaj gruaje e cila paraqet rrezik të madh për botën.

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...