Mbyllet konvikti në Gjakovë pas helmimit të nxënësve

PUBLIKUAR

31 studentë të konviktit “Sadik Stavileci” në Gjakovë kanë kërkuar ndihmë në Spitalin “Isa Grezda” për shkak të një helmimi që dyshohet se ka ardhur nga ushqimi. Kjo ka bërë që konvikt të mbyllet përkohësisht.

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila ka thënë për Telegrafin se tani për tani konvikti dhe mensa janë mbyllur dhe se ende nuk dihen shkaqet e këtij helmimi.

“Ende nuk dihen shkaqet e këtij helmimi, është mbyllur konvikti dhe mensë. Inspektorati i Komunës dhe ai sanitar dhe instituti i përgjithshëm kanë dalë që t’i marrin analizat dhe t’i shikojnë mostrat se helmimi a vjen si rrjedhojë e ushqimit në kuadër të konvikti, apo burimi është diku tjetër, apo është epidemi”, ka thënë Kusari- Lila.

Ajo ka shtuar se një numër i studentëve që kanë kërkuar ndihmë nuk janë ushqyer në mensë.

“Një numër i studentëve, sipas informatave të para që kam, që janë paraqitur në spital për ndihmë të parë nuk janë ushqyer aty. Mirëpo gjithsesi ia vlen që të eliminohen të gjitha dyshimet për këtë dukuri që ka ndodhë sot”, u shpreh Kusari-Lila.

E para e Gjakovës tha se mensa dhe konvikti do të qëndrojnë të mbyllur derisa të dalin rezultatet./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...