Kjo është rruga më e rrezikshme në botë, në të cilën çdo ditë kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Një grup i fëmijëve në Kinë, po kanë probleme me një rrugë shumë të pazakontë dhe të rrezikshme deri në shkollën e tyre.

Fëmijët e shkollave të moshës 6 deri në 15 vjet janë banorë të fshatit të ashtuquajtur “shkëmbi i lartë”, që gjendet në pjesën jugperëndimore të Kinës, në një lartësi prej rreth 1.400 metra, transmeton Telegrafi.

Rruga 2

Në fshatin Atula ka rreth 72 familje, shumica prej tyre jetojnë nga bujqësia për shkak të tokës pjellore të këtij vendi.

Fotografitë që janë shkrepur para disa ditëve, tregojnë më së miri se si fëmijët e këtij fshati udhëtojnë mbi dy orë deri tek bankat e tyre shkollore.

Rruga 3

Për të mbërritur në klasë para se të bie zilja dhe para se të futen mësuesit nëpër klasa, këta fëmijë fillimisht duhen të ballafaqohen me probleme të shumta, siç janë ngjitja maleve dhe shkallëve të paqëndrueshme që do të mund të rrezikonin jetën e tyre.

Të shoqëruar zakonisht nga tre prindër, ata kalojnë “rrugën e vdekjes” me çantat e rënda në krah.

Rruga 4

Dhe sapo të arrijnë fëmijët në shkollë, ata qëndrojnë aty për më shumë se dy javë para se të kthehen tek prindërit e tyre.

Njëri prej prindërve, Chen 30-vjeç thotë se i duhet të zgjohet në 6 të mëngjesit për t’i zbritur katër vajzat e tij dhe fëmijët tjerë deri tek malet ku jetojnë.

Rruga 5

Me ndihmën e litarëve dhe veglave tjera “të shpikura”, këta banorëve mundohen të sigurojnë rrugën që fëmijët e tyre të shkojnë të sigurt deri në shkollë.

Sipas autoriteteve të këtij vendi, deri më sot kanë në këto rrugë të rrezikshme kanë humbur jetën tetë persona. /Telegrafi/

Rruga 6

Rruga 7

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...