Pamje të tmerrshme: Gjarpri i kafshon penisin 38 vjeçarit – në banjë! (Foto/Video,+16)

PUBLIKUAR

Një burrë nga Tajlanda, ka përjetuar dhimbje të tmerrshme dhe humbje të mëdha gjaku, pasi një piton ka dalë nga guaska e tualetit dhe e ka kafshuar në penis.

Atthaporn Boonmakchuay pas disa përpjekjeve, ia ka dalë ta largojë gjarprin që ia kishte kafshuar organin gjenital, por ka mbetur i shqyer në disa vende, transmeton Telegrafi.

Burri 38-vjeçar ka qenë i ulur në guaskë, kur e ka ndjerë një dhimbje të fortë, në pjesën e sipërme të organit.

Ai ka arritur që ta largoje zvarranikun dhe t’ia lidhë kokën me një pjesë të rrobave, që e ka gjetur në tualet.

Boonmakchuay është dërguar me shpejtësi në spitalin e kryeqytetit Bankok, ku i është nënshtruar një intervenimi, për të ndaluar gjakderdhjen dhe mbyllur plagët.

Ndryshe, pitoni i gjatë afro katër metra, i cili ka ngecur në vrimën e tualetit, është larguar nga mbrojtësit e ambientit. /Telegrafi/

111

222

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...