Isla: Nuk e meritoj të luaj te Juve

PUBLIKUAR

Mauricio Isla ka thënë se nuk e meriton të luajë në Juventus, pasi është një nga 10 skuadrat më të mira në botë.

Mbrojtësi 27-vjeçar e kaloi këtë sezon si huazim te Olympique Marseille.

“Gjithmonë kam thënë se kur Juventusi më bleu mua kam qenë i lënduar në gju”

“Jam i lumtur që kam luajtur me lojtarë si Gigi Buffon, Andrea Pirlo, Arturo Vidal dhe Carlos Tevez”.

“Nëse nuk je në standardin e klubit, atëherë duhet të largohesh. Të them të drejtën nuk isha në gjendje të luaja në Juventus, jemi duke biseduar për një nga 10 ekipet më të mëdha në botë”.

“Jam i lumtur te Marseille, është në nivelin tim. Nëse nuk jam lojtar i Juventusit tani, është se nuk e meritojë të jem pjesë e këtij ekipi”, ka thënë Isla. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...