Emery refuzon klubin e Ligës Premier

PUBLIKUAR

Unai Emery është njëri ndër trajnerët më të mirë të momentit, pasi ka fituar përsëri me Sevillan në Evropa Ligë.

Trajneri spanjoll ka edhe një vit kontratë me klubin spanjoll, por është përfolur për një ofertë nga Evertoni, që kërkon ta zëvendësoj të larguarin pasuesin e Roberto Martinezit.

Megjithatë, duke folur për mediat spanjolle, Emery tregohet i prerë dhe i largon spekulimet.

“Jam shumë mirë te Sevilla, nuk më intereson kampionati anglez”.

Megjithatë, afati kalimtar ende nuk ka nisur dhe nuk përjashtohet që gjithçka të ndryshojë.

Emeryt i pëlqen edhe Milanit, që do të futet në lojë vetën nëse kalon në duart e pronarëve kinezë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...