Berlusconi i gatshëm ta shes Milanin

PUBLIKUAR

Silvio Berlusconi çdo ditë po ndryshon mendim rreth shitjes së Milanit.

Të hënën presidenti kuqezi deklaroi se kinezët duan ta largojnë nga Milani, por ai dëshiron të qëndrojë president edhe për pak vite, ndaj ky kusht mund të prishë gjithçka.

Megjithatë, sot bosi kuqezi ka ndryshuar totalisht, sepse deklaratat e tij të fundit flasin për një dëshirë të tij për të shitur Milanin sa më shpejt.

Në një darkë ku ishte i pranishëm të hënën në mbrëmje, Berlusconi pyeti: “A do ishit të kënaqur nëse ia shes Milanin një grupi të fuqishëm kinez?”.

Mes të pranishmëve në tavolinë ishin edhe disa kinezë, që ngritën dorën në shenjë pohimi, ndërsa Berlusconi tha: “Nuk e vë në dyshim që do ishit të kënaqur. Unë dua ta shes gjithë Milanin te kinezët, sepse nuk kam ndërmend të shpenzoj më për klubin”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...