Plagoset terroristi Lavdrim Muhaxheri

PUBLIKUAR

z_5194

Lavdrim Muhaxheri është plagosur gjatë luftimeve në Siri. Lajmin e ka dhënë një shok i tij, i cili ka thënë se shpejt ‘luani’ do t’i kthehet frontit të luftës.

“Lavdrim Muhaxheri mirë është me shëndet është në shtëpi dhe nuk është në spitaAllahu ia mundësoftë sa më shpejt të shërohet nga plaga e operacionit dhe të kthehet në front baskë me luanët tjerë”, ka shkruar shoku i Lavdrimit, Saleel Al Sawarim, shkruan Gazeta Express. Ndryshe, Muhaxheri është shpallur në kërkim ndërkombëtarë pasi ai kishte publikuar fotot duke ia hequr kokën një fëmije në luftën në Siri.

Ndërkohë, disa shokë të tij në Kosovë janë arrestuar në mesin e të cilëve edhe hoxha Zekirija Qazimi, i cili kishte qenë njëri ndër njerëzit kryesor në nxitjen e qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Siri.

z_7055

SHIKO MË SHUMË

Bajrami: Nuk zhvillohet ekonomia duke e ndëshkuar punëtorin e duke e dekurajuar prodhimin

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bjarami ka reaguar ndaj siç ka thënë ajo vendimit të...

Vlora Çitaku emërohet në komisionin që do të trajtojë nismën e Qeverisë për Specialen

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, është emëruar anëtare...

Prishtinë: Arrestohet 40-vjeçari i dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për armë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person 40-vjeçar në Prishtinë, i cili ishte në...