Ndodh në Rahovec, profesori gjuan me armë në drejtim të nxënësit

PUBLIKUAR

Një profesor në shkollën profesionale “Selajdin Mullabazi – Mici” në Rahovec ka gjuajtur me revole në drejtim të nxënësit të tij.

Siç mëson Telegrafi, bëhet fjalë për profesorin e Afarizmit Bankar në këtë shkollë, Azbi Gashi, i cili ka gjuajtur në drejtim të nxënësit Betim Shabandula.

Sipas asaj që mëson Telegrafi, duke u bazuar në deklarata të nxënësve, për fatin e mirë të nxënësit, ai nuk është qëlluar, pasi plumbi ka kaluar disa centimetra larg kokës së tij.

Pas incidentit, profesori kishte shkuar në drejtim të shtëpisë së tij, ku edhe ishte arrestuar nga Policia.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shkollës, pas një fjalosje në mes të nxënësit në fjalë dhe profesorit.

Komandanti i stacionit policor në Rahovec, Osman Ismaili, ka konfirmuar për Telegrafin se sot në Rahovec ka ndodhur një incident me armë zjarri.

Ai ka theksuar se rreth orës 12, si pasojë e një fjalosje, e cila ka rezultuar të jetë më e hershme, një profesor ka gjuajtur me armë zjarri, derisa fjalosej më një ish-nxënës të tij.

“Këta e kanë pasur një zënkë edhe më herët ne mes tyre. Nuk dihet ende nëse profesori ka shtier me armë në drejtim të nxënësit apo në ajër. Të dy personave, me urdhër të prokurorit, iu shqiptua masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka theksuar Ismaili.

Ky thuhet se është rasti i tretë brenda 6 muajve të fundit në Rahovec, ku profesorët janë implikuar në raste të rënda dhune me nxënësit e tyre.
/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu nderon Idriz Rrecajn: Sakrifica e tij për një Kosovë të lirë s’do të harrohet kurrë

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka bërë homazhe në nderim të Idriz Rrecajt, eshtrat...

Rama ia drejton gishtin Qeverisë: Po rrezikohet organizimi i Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një konferencë për media ka paralajmëruar se po...

Mbi gjysmën e rasteve të kancerit të gjirit në Kosovë u zbuluan herët gjatë vitit 2025

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e...