Der Standard: Kosova e Bosnja iu gëzuan zgjedhjes së liberalit në krye të Austrisë

PUBLIKUAR

Në Kosovë dhe Bosnjë po merret frymë më shlirshëm që nga e hëna kur në Austri u zgjodh President, liberali Aleksander Van der Bellen.

Gazeta ”Der Standard” e Vjenës nis kështu shkrimin e saj, për ndikimin që e ka kjo zgjedhje në Ballkan, përcjellë Klan Kosova.

Madje në rreshtat e parë prestigjiozja citon shkrimin në Twitter të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili pos urimit për Van der Bellen, në postim shkruan se “Austria mbetet partner i madh i Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”.

Ndryshe kandidati tjetër nga e djathta ekstreme, Norbert Hoffer, që humbi garën për President, njihet si kundërshtar i ashpër i pavarësimit të Kosovës, derisa ka respekt të madh për Republika Srpskan në Bosnjë.

Për këtë nga Sarajeva zyrtare kanë ardhur lajme përshëndetëse për humbjen e Hofferit dhe fitoren e Van der Bellen, pasi që i pari pati thënë se nëse bëhet kryetar i shtetit austriak, do të kishte takime dhe me presidentin e Republikës Srspka, Milorad Dodik.

kosova-2

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...