Supervjedhje e bankomatëve në Japoni: 13 milionë dollarë për 3 orë

PUBLIKUAR

1.4 miliardë jen ose 13 milionë dollarë u vodhën nga makineritë automatike të parave apo ATM-të në Japoni.

Mësohet se keqbërësit arritën të tërheqin shumën e jashtëzakonshme duke përdorur karta krediti të rreme të prodhuara me të dhëna të vjedhura nga një bankë afrikano-jugore.

Policia japoneze tha se paratë u tërhoqën në më pak se 3 orë nga 1400 dyqane në të gjithë Japoninë.

Kryesisht tërheqjet u bënë në ATM-të që gjenden në dyqanet e kompanisë “7eleven”, e cila ndryshe nga bizneset e tjera në Japoni, pranon karta kreditit të huaja.

Banka afrikano-jugore “Standard”, nga e cila u vodhën të dhënat, tha se humbjet e saj arrijnë në thuajse 20 milionë dollarë.

Policia japoneze tha se dyshon që në këtë grabitje janë përfshirë më shumë se 100 njerëz në të gjithë Japoninë, përcjell TCH.

Një organizim perfekt dhe i paprecedent i një ushtrie hajdutësh që ka zënë në befasi policinë japoneze.

Hetuesit japonezë thanë se është e pabesueshme se si kaq shumë njerëz mund të angazhohen për një komplot kriminal dhe të mos merret vesh asgjë.

Për të ilustruar më mirë organizimin e jashtëzakonshëm, hetuesit thanë se shuma maksimale që mund të tërhiqet nga ATM-të është 913 dollarë dhe hajdutëve i është dashur të bëjnë rreth 14 000 transaksione në më pak se 3 orë.

Policia tashmë ka nisur të shqyrtojë pamjet e kamerave të sigurisë në qindrat e dyqaneve në vend, por ende nuk ka raporte për të dyshuar apo të ndaluar.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...