BPRM: Ulet kërkesa për deviza nga personat fizik

PUBLIKUAR

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë informoi se është ulur kërkesa për deviza nga personat fizik, pas rritjes së shënuar të pazakontë gjatë javës së fundit të muajit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Pas masave të ndërmarra nga ana e Bankës popullore – sigurimit të likuiditetit të nevojshëm devizor përmes ndërhyrjeve në tregun devizor dhe rritjes së kamatës bazë më 3 maj të këtij viti, lëvizjet dalëngadalë normalizohen, gjë që shihet nga ulja e vazhdueshme e kërkesës për deviza nga ana e personave fizik, thekson BPRM në informatën e publikuar në faqen e saj.

Paraprakisht, guvernatori i BPRM, Dimitar Bogov, në një intervistë të dhënë për Reuters, ka thënë se tërësisht është ndaluar tërheqja e depozitave nga bankat vendore pas spekulimeve lidhur me krizën politike në Maqedoni. Gjatë muajit prill, siç thekson Bogov, janë tërhequr 1,8 për qind të depozitave në banka, që është rast i parë i tillë pas viteve të shumta të rritjes së vazhdueshme të depozitave./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...