Juventus kërkon mbrojtësin e Unitedit

PUBLIKUAR

Matteo Darmian pritet t’i jap fund aventurës së tij në Angli vetëm pas një viti.

Mbrojtësi italian, ka humbur edhe vendin në Kombëtaren azzurre që nga transferimi në Manchester United.

Kështu ai ka vendosur të rikthehet përsëri në Serie A, ku kampioni aktual i Italisë, Juventus po e kërkon atë.

Sipas asaj që ka raportuar ‘Tutto Sport’, Juventus është gati të paguaj 15 milionë euro për rikthimin e Darmianit në Serie.

Gjithsesi në garë për mbrojtësin anësor mbetet edhe skuadra nga kryeqyteti italian Roma. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...