Zekria Qazimi u zbulua përmes sms-ve

PUBLIKUAR

Imamin nga Gjilani, Zekria Qazimi, 36 vjeçar, ishte zbuluar përmes mesazheve të telefonit, dy vjet me parë në aktivitetin e tij për rekrutimin e të rinjtëve kosovarë në organizatën terroriste ISIS.

Angazhimi i tij në rrjetin e dergimit të kosovarëve ishte zbuluar tek sa i shkëmbente me bashkëpunëtorët e tij dhe njerëzit që ishin të interesuar për të luftuar në Siri. Kjo zgjati plot dy vjet, deri në momentin që Qazimi u arrestua. Ai kishte lidhje edhe me imam jashtë Kosovës. Qazimi nuk ka fshehur tendencen e tij radikale as gjatë ligjerimeve në xhami.

Ky imam kishte dyshohet bashkëpunëtorë të rëndësishëm edhe imamin nga Shqipëria, Genc Ballën, dhe Rexhep Memishin nga Maqedonia. Të dy këta imamë janë dënuar nga organet e drejtësisë në vendet e tyre, me akuzat se kanë dërguar qytetarë në grupet radikale të cilat veprojnë në Siri dhe Irak.

Lidhjet e imamit Zekria Qazimi me këta dy imamë të dënuar vërehen se imamët, Balla dhe Memishi, ishin ftuar disa herë që të ligjërojnë në tribunat të cilat i organizonte imami i xhamisë “El Kuddus”, në Gjilan, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

Prokuroria kishte dëshmi se imami Qazimi dhe ata nga Shqipëria e Maqedonia kishin bashkëpunuar edhe në veprimtarinë e tyre kriminale për të nxitur të rinjtë të nisen për në xhihad.

Të premten, së bashku me imamin më të përfolur kosovar janë dënuar edhe Ilir Berisha, Burim Ballazhi, Jetmir Kyqyku, Sadat Topojani, Ilir Krraba e Liridon Kabashi, të gjithë për veprat penale që kanë të bëjmë me “Rekrutim për terrorizëm” dhe “Pjesëmarrje në grupe terroriste”./zëri

– See more at: http://gazetafjala.com/zekria-qazimi-u-zbulua-permes-sms-ve/#sthash.8DZskDgE.dpuf

SHIKO MË SHUMË

Më 7 nëntor zhvillohet procesi i testit kualifikues për kandidatët për prokurorë të rinj

Komisioni për Rekrutim të Prokurorëve të Shtetit i Këshillit Prokurorial të Kosovës njofton kandidatët...

Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për grabitje në Gjakovë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ndaj...

Haxhiu nënshkruan Ligjin për Specialen dhe ia përcjell Presidentes për dekretim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar Ligjin për ndryshimin e Ligjit...