Rrëzimi i aeroplanit të Egyptair: Janë gjetur disa pjesë të bagazhit

PUBLIKUAR

Ushtria egjiptiane bën të ditur se janë gjetur rrënojat e aeroplanit të rrëzuar të Egyptair.

Siç raportojnë mediat e huaja, ato janë gjetur në Detin Mesdhe, rreth 290 kilometra në veri të Aleksandrisë, përcjell Telegrafi.

Gjithashtu thuhet se janë gjetur edhe disa pjesë të bagazhit dhe po bëhet kërkimi i kutisë së zezë.

Në aeroplanin e Egyptair ishin 56 udhëtarë dhe 10 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa aeroplani u zhduk nga radarët pak kohë pasi ka hyrë në hapësirën ajrore të Egjiptit, dje herët në mëngjes.

SHIKO MË SHUMË

Gërmimet në Zubin Potok, gjenden mbetje kockore që dyshohet se u përkasin së paku 23 individëve

Përmes një komunikate të përbashkët, Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe Instituti i Mjekësisë...

E gjuajti Kurtin me vezë, Kadrijaj: Ishte aksion spontan dhe simbolik, e bëra që ky njeri ta respektojë Kushtetutën

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, është deklaruar sërish për rastin ku ajo e gjuajti...

E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç

Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave...