Rritje e çmimeve të banesave

PUBLIKUAR

Indeksi i çmimeve të banesave në tremujorin e parë të vitit 2016 ka shënuar përshpejtim të matur të rritjes vjetore për 3,1% (rritje prej 0,9% në tremujorin e katërt të vitit 2015), njofton Banka popullore në raportin e saj më të ri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Megjithatë, duke pasur parasysh që gjatë vitit të kaluar, tek çmimet e patundshmërive janë shënuar zhvendosje të vogla në drejtime të ndryshme, vështirë është të sillet konkluzion nëse ndryshimi në tremujorin është i karakterit të përhershëm ose të përkohshëm. Në shtojcë të kësaj është edhe konstatimi se pas trendit të rënies në vitet paraprake, gjatë vitit të kaluar erdhi deri te stabilizimi i çmimeve të banesave“, njofton BPRM.

Në pikëpamje të gjendjes së ofertës dhe kërkesës për patundshmëri, treguesit udhëzojnë në ndryshime më të rëndësishme.

„Respektivisht, tek ndërtimi i ndërtesave banesore edhe më tej shënohet rritje dyshifrore (norma mesatare vjetore e rritjes së ndërtimit të ndërtesave banesore në vitin 2015 është rreth 19%), ndërsa dinamikë të ngjashme tregojnë edhe të dhënat për lejet e ndërtimit të banesave. Në pikëpamje të kërkesës për banesa, rritja e vazhdueshme e qëndrueshme të kredive banesore vazhdoi në tremujorin e parë të vitit 2016, që udhëzon në përforcim të mëtejmë të kërkesës“, njofton BPRM.

SHIKO MË SHUMË

Takimi Kurti-Abdixhiku, ende s’ka marrëveshje për Presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka folur për media pas takimit me kryetarin e...

S’ka kolona me orë të tëra, pritjet në kufi deri në 25 minuta

Pritjet në pikat e kalimit kufitar të Kosovës aktualisht janë të shkurtra, ndërsa nuk...

MIT: Sot s’ka kufizime në qarkullim për automjetet mbi 20 tonë

Automjetet për transportin e mallrave me masë të përgjithshme mbi 20 tonë do të...